BallinaAktualitetProtesta e Punonjësve të Transportit Publik, kërkojnë pagën e luftës

Protesta e Punonjësve të Transportit Publik, kërkojnë pagën e luftës

Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë janë mbledhur paraditen e sotme për të protestuar përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve.

Ata kërkojnë një tjetër pagë lufte, pasi këto muaj që nuk kanë punuar kanë marrë vetë një pagë prej  40 mije lekësh.

Ndërkohë, punonjësit nuk janë lejuar të protestojnë përpara ministrisë, për shkak se nuk lejohen grumbullimet.

Ata janë shpërndarë nga policia disa herë, ndërsa në këto momente po zhvendosen drejt “nente katesheve”.

“Vetë policia duhet të jetë në krahun tonë. Duke zgjidhur problemin tonë është çështje jetike edhe për ata”, thotë një prej protestuesve, i cili thekson se nuk do të largohen pa gjetur një zgjidhje.

Kujtojmë se sipas udhëzimit të ministres së Shëndetësisë dhe asaj të Transporteve Belinda Balluku nga dita e sotme është hapur transporti publik. Mirëpo, mëngjesi i sotëm e gjeti kryeqytetin sërish pa autobusë-urbanë, pasi sipas tyre është e pamundur të punojnë me kushtet që janë vënë nga ministria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular