BallinaKryesoreRama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe...

Rama me dy standarte ndaj Gjykatës së Hagës, ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin

Thirrja e papritur e mikut të tij dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Gjykata speciale ka kapur të pa përgatitur jo vetëm organizuesit e tryezës së Uashingtonit, por edhe Edi Ramën. Ai ka bërë një dedikim të ndjer ndaj Thaçit dhe Veselit. Por ajo që bie në sy është një nuancë jo e vogël, që flet për dy standartet e kryeministrit tonë. Sepse Lapsi.al i ka krahasuar dhe reagimi i tij ka qenë krejt i ndryshëm kur Haga thirri për intervistë ish kryeministrin Haradinaj, gjë që shkaktoi më pas edhe dorëheqjen e tij dhe shumë më i angazhuar sot.

Në statusin pro Thaçit dhe Veselit kryeministri shqiptar ka shkruar:

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE.

Pra nëse në këtë rast Rama i quan dy të akuzuarit “kriminelë të supozuar” dhe i nderon si udhëheqës të luftës, për Ramushin e konsideron thirrjen nga specialia si një sfidë personale.

Lexojeni më poshtë satusin e Ramës në korrik 2019: “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20 vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”.

Pra diferenca e dy postimeve te krahasuara nga Lapsi.al është e qartë dhe është e vështirë që ajo të shpjegohet vetëm me kundërshtitë që ai ka pasur me Haradinajn dhe me miqësinë që ruan me Thaçin.

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Më tepër neutraliteti ndaj të parit dhe hidhërimi për të dytin lidhet edhe me partizanllëkun e kryeministrit për planin që Hashim Thaçi po shkonte të realizonte në Uashington dhe që u prish papritmas. Vetëm një zhgënjim i këtyre përmasave mund të shpjegojë qëndrimin me dy standarte ndaj Gjykatës speciale. Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular