BallinaAktualitetDASH “shuplakë” Shqipërisë: Nuk heton zyrtarët trafikantë të qenieve njerëzore

DASH “shuplakë” Shqipërisë: Nuk heton zyrtarët trafikantë të qenieve njerëzore

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për trafiqet e qenieve njërëzore. Në raport DASH thotë se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar as kërkesat minimale.

Raporti thekson se Shqipëria dënoi 5 trafikantë të qenieve njerëzore për dy vite, 2018-2019, më i ulëti që në vitin 2014-të.

“Qeveria nuk bëri përpjekje për të mbrojtur emigrantët, azilkërkuesit, fëmijët, etj. Qeveria shqiptare ka vonuar financimin e organizatave që merren me trafikun e njerëzve. Qeveria nuk plotëson standartet minimale në disa fusha. Prokurorët dhe vëzhguesit nuk kanë trajnim e duhur. Burime të pakta për të luftuar trafikimin.

Qeveria nuk ka hetuar ose penalizuar zyrtarët e përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, ose për korrupsion”, – thuhet në raportin për Shqipërinë.

Megjithatë, DASH vlerëson disa përpjekje aktuale të qeverisë shqiptare për të luftuar fenomenin, duke shënuar një rritje krahasuar me 2019.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular