BallinaKronikeZbulohet detyra e re e Arta Markut, ja vendimet e fundit të...

Zbulohet detyra e re e Arta Markut, ja vendimet e fundit të KLP-së

Sot KLP miratoi me seancën plenare e zhvilluar online, 6 projektakte për caktime të përkohshme të disa emrave nga radhët prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”.  Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Par? Lushnje.

Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”. Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

KLP miraton me shumicë votash projektakti për caktimin e përkohshëm të Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

KLP vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për periudhën duke filluar nga data 01.07.2020 deri në datë 15.07.2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular