BallinaAktualitetKoronavirusi prek politikanët, rezultojnë pozitivë kryeparlamentarja dhe ministri i Mbrojtjes...

Koronavirusi prek politikanët, rezultojnë pozitivë kryeparlamentarja dhe ministri i Mbrojtjes…

Koronavirusi prek edhe disa zyrtarë të lartë të politikës serbe. Mediat vendase raportojnë se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një deklaratë për media nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thuhet se ministri Vulin është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

Gjatë ditës u raportua se edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është infektuar me COVID-19.

Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre, shkruajnë se Gjuriç është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular