BallinaAktualitetXhamia me emër të krishterë, objekti i kultit islam i ngritur mbi...

Xhamia me emër të krishterë, objekti i kultit islam i ngritur mbi rrënojat e një manastiri

Xhamia e Gjin Aleksit, objekti i kultit Islam por me emër të Krishtesë në Rusan të Delvinës është një prej destinacioneve tërheqëse për turistët e huaj. Banorët aty thonë se vizitorët vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa ata u hapin shtëpitë për ti pritur.

E ndërtuar fillimisht si manastir nga dy vellezër të krishter, Aleksi dhe Gjini, xhamia e Gjin Aleksit në fshatin Rusan të Delvinës mbart mbi vete historinë e një fshati ndër shekuj.

Nga shpopullimi i tij nga sëmundja e kolerës deri tek banorët e rinj të besimit musliman.

Prej 1600-tës xhamia ka pësuar rikonstruksione të herë pas herëshme, por asnjëherë nuk e ka humbur identitetin e saj.

Në vitet e fundit, turistët vendas dhe të huaj i drejtohen fshatit për të vizituar xhaminë me emër të krishterë.

Por banorët nga ana tjetër, e kanë në traditë t’i presin turistët në shtëpitë e tyre.

Së fundmi xhamia e Gjin Aleksit i është nënshtruar një tjetër restaurimi, dhe sëshpejti pritet të hapë dyert, për turistët kureshtar, ndaj historisë së saj të veçantë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular