BallinaAktualitetFOTO+VIDEO/Nxori në pritë Hekuran Billën, ja si u shfaq sot në gjyq...

FOTO+VIDEO/Nxori në pritë Hekuran Billën, ja si u shfaq sot në gjyq 26-vjeçarja

E qetë është dukur Adiola Lakra sot në gjyq, ku ka nisur seanca në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë ndaj 26-vjeçares, e cila akuzohet nga policia se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

E reja ka qenë e lidhur me Sebastjan Malin, edhe ky i arrestuar për ekzekutimin e biznesmenit.

Lakra jetonte në pallatin, në katin e parë të të cilit Mali kishte lokalin dhe nëna e tij parukerinë, ku ajo krihej dhe më pas pinte kafe te lokali, prej ku dhe është njohur me Malin, duke krijuar një lidhje intime me të, raporton News24.

Referuar dosjes së Prokurorisë, pas ndarjes me Sebastjan Malin ishte ky i fundit që në llogarinë e vajzës në Instagram i ka bërë ftesë Billës. Ky i fundit ka pranuar dhe ka nisur komunikimin me vajzën. Billa dhe Lakra janë takuar në zonën e Komunës së Parisit dhe kanë vijuar të takoheshin rregullisht.

Edhe natën e ngjarjes, ajo e ka telefonuar dhe janë takuar. Nga ana e saj, 26-vjeçarja ka deklaruar se nuk kishte dijeni, që vëzhgohej nga VIktor Marku dhe Sebastjan Mali, të cilët akuzohen si autorët e vrasjes së 40-vjeçarit.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular