BallinaKronikeNëna dhe fëmija rrezikojnë mbytjen në det, 4 vjeçari në gjendje të...

Nëna dhe fëmija rrezikojnë mbytjen në det, 4 vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Dy persona kanë rrezikuar seriozisht të mbyten këtë të hënë në plazhin e Velipojës.

Ata janë një nënë me fëmijën e saj 4-vjeçar.

Shpëtimi i tyre është falë ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha që ndodheshin në një qendër shëndetësore pranë vendngjarjes, që ka mundësuar rikthimin në jetë të nënës dhe femijës.

Pasi është bërë rianimimi, nëna me fëmijën janë përcjellë për në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se fëmija ka mbërritur në qendrën shëndetësore në gjendje të rëndë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular