BallinaKronikeAtentati/ “Kur pashë se po qëllonin në drejtim…”, zbardhet dëshmia e kushëririt...

Atentati/ “Kur pashë se po qëllonin në drejtim…”, zbardhet dëshmia e kushëririt të deputetit. Mes të shoqëruarve, edhe një femër

Një 30-vjeçar në Shkodër ka rënë pre e një atentati me armë mesditën e djeshme në fshatin Vukatanë, në Shkodër.
Shtetasi Fatjon Harusha po lëvizte me makinën e tij, kur dy persona me motor i kanë dalë përpara dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit ku ndodhej 30-vjeçari. Nga të shtënat me armë mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar. Objektivi i këtij sulmi me armë ka shpëtuar pa marrë asnjë plumb.

Në makinën e 30- vjeçarit është qëlluar tri herë në anën e tij, atë të shoferit. Plumbat kanë goditur pjesën e poshtme të makinës, por pa plagosur 30-vjeçarin, i cili ndodhej në timon. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shkodrës, duke bërë rrethimin e vendit të ngjarjes dhe duke nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë.

 

Sipas burimeve nga vendngjarja, në motor kanë qenë dy persona, një djalë dhe një vajzë. Vajza, sipas burimeve, ka qenë në pjesën e pasme të motorit si pasagjere. Teksa Harusha po ecte në rrugën e fshatit Vukatanë të Njësisë Gur i Zi, pjesë e Bashkisë Shkodër, papritur në anën e shoferit është shfaqur motori me dy personat paralel me makinën dhe është qëlluar në drejtim të mjetit.

Në atë moment, 30-vjeçari Harusha ka shtuar shpejtësinë, duke arritur që të largohet dhe t’i shpëtojë këtij atentati. Sipas burimeve, në rrugë në atë moment nuk ka pasur mjete të tjera apo kalimtarë, pasi ajo është një rrugë e ngushtë fshati, në të cilën nuk ka një shumë lëvizje. Është ende e paqartë se kush ka qëlluar, drejtuesi i motorit apo vajza, e cila ishte pasagjere.

Pas kësaj ngjarjeje, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur për t’i shpëtuar Policisë. Efektivët, pasi rrethuan vendin ku ndodhi plagosja, nisën menjëherë punën për identifikimin e autorëve dhe më pas gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në një njoftim të saj, Policia Vendore e Shkodrës bën të ditur se ka shoqëruar disa persona lidhur me këtë ngjarje, mes të cilëve dyshohet se mund të jenë edhe autorët që qëlluan ndaj 30- vjeçarit Fatjon Harusha.

Sipas burimeve janë tre të shoqëruar, mes të cilëve edhe një femër që po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur. Shtetasi Fatjon Harusha është kushëriri i deputetit aktual të PS-së për Qarkun Shkodër, Luan Harusha.

DËSHMIA E 30-VJEÇARIT

Menjëherë pas ngjarjes është shoqëruar në Policinë Vendore të Shkodrës edhe vetë objektivi i këtij sulmi me armë, 30-vjeçari Fatjon Harusha.

Efektivët e Policisë e kanë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen dhe autorët e mundshëm, por ai ka mohuar se i njeh autorët dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë, ndërsa ka treguar edhe skenën ku mjeti i tij u qëllua nga dy personat me motor.

“Unë nuk e kam idenë se kush janë autorët. Nuk arrita t’i shoh dhe nuk kam asnjë ide se kush janë. Personalisht nuk kam asnjë konflikt me persona të tjerë apo probleme, ndaj edhe nuk e kam idenë përse ka ndodhur kjo ngjarje. Autorët as nuk i njoh dhe as nuk e di pse më qëlluan. Kur pashë se po qëllonin në drejtim të makinës sime, menjëherë i dhashë shpejtësi, u shmanga dhe më pas u larguan”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.

PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular