BallinaAktualitetFrikë në Kinë nga një grip i ri, studiuesit: Mund të kthehet...

Frikë në Kinë nga një grip i ri, studiuesit: Mund të kthehet në pandemi

Në Kinë është përhapur frika e një gripi të ri, që mund të infektojë edhe njerëzit. Alarmi është dhënë nga shkencëtarët të cilët thonë se ky grip është shfaqur së fundmi dhe mbartet nga derrat.

Studiuesit thonë se ky grip mund të infektojë edhe njerëzit, madje ekziston mundësia që të shndërrohet në pandemi globale. Shkencëtarët janë të shqetësuar se ky lloj virusi që mbartet nga derrat mund të pësojë mutacion dhe do të përhapet më lehtësisht nga njëri person tek tjetri, raporton BBC.

Edhe pse momentalisht nuk përbën rrezik të menjëhershëm, studiuesit shprehen se ky lloj virusi mund të shndërrohet në një kërcënim dhe për këtë arsye duhet mbajtur nën monitorim. Për faktin se është një lloj i ri gripi, njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj tij.

Në vitin 2009 shpërtheu gripi i derrit, por ishte më pak vdekjeprurës se sa ishte menduar fillimisht. Sot për këtë grip ekziston një vaksinë. Gripi i ri që është zbuluar në Kinë është i ngjashëm me gripin e derrit të vitit 2009, por me disa ndryshime. Ky grip mund të zhvillohet dhe të shumëfishohet në qelizat njerëzore që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular