BallinaAktualitetSalianji denoncon koncesionin e ri të Ramës: Një çmenduri tjetër, 115 km...

Salianji denoncon koncesionin e ri të Ramës: Një çmenduri tjetër, 115 km për 1.2 miliardë euro

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar me një postim në rrjetet sociale deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili ironizoi sot me rrugët që ka ndërtuar qeverisja e PD.

“Rama nuk po bën rrugë po e ka bërë rrugë që të prodhojë para prej rrugëve!“, thekson Salianji.

Sipas tij, në dy mandate Rama “ende nuk ka përfunduar rrugët e lëna gati nga qeveria e PD”.

Ato që rendit ish deputeti demokrat janë:

“Tiranë-Elbasan ende e papërfunduar, Qukës-Qafë Plloçë, Lin-Pogradec pas 7 vitesh, by pass i Fierit pas 7 vitesh ende i papërfunduar, po njësoj i Vlorës, e lënë rrugëve dhe Kardhiq-Delvinë, asnjë ndërhyrje në aksin Tiranë-Shkodër, as mirëmbajtje si bëri dot “Rrugës së Kombit” duke e dhënë me PPP…. nuk ka një rrugë të vetme kombëtare apo rurale që ta ketë perfunduar!”.

Ndërsa duke folr për garën e çelur sot për nismën e Korridorit Adriatiko-Jonian, që ka për synim ndërtimin e segmentit Milot-Fier, Salianji thekson:

“Korridori Blu mund të financohej nga projektet rajonale të BE por Ramës nuk i intereson rruga dhe as kosto që ngarkon qytetarët, i intereson të prodhojë para nga rrugët me një çmenduri tjeter, 115 km për 1.2 Miliard Euro!!!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular