BallinaAktualitet1 vit "karantinë" inspektoriateve! Dhoma Britanike mbështetje Bashës, Zenel Hoxha: Karantinimi zuzarëve...

1 vit “karantinë” inspektoriateve! Dhoma Britanike mbështetje Bashës, Zenel Hoxha: Karantinimi zuzarëve deri më…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka premtuar sot nga Pogradeci, se me marrjen e qeverisë do të vendosë “1 vit karantinë” për të gjithë inspektoratet. “Prioriteti im i parë dhe kryesor do të jetë ringritja ekonomike, – theksoi Basha, – sepse gjithçka që ka shkuar keq në këtë vend nuk është e rënë nga qielli, por është pasojë e politikave të gabuara, e dështimeve, e klientelizmit, e një Shqipërie që punon për 5 veta. Shqipëria s’mund të punojë për pesë veta, duhet të jetë e gjithë shqiptarëve.
I menjehershem ka qene reagimi i Presidentit te Dhomës Britanike të Tregtisë së Industrisë duke e përshëndetur këtë premtim të liderit të opozitës shqiptare dhe kryeministrit të ardhshëm Lulzim Bashës.
Në një postim në rrjetin social FB, Zenel Hoxha President i Dhomës Britanike të Tregtisë së Industrisë reagoi duke shkruar: “Nderprerja e kontrolleve ( karantinimi zuzarëve kontrollues ) ndaj biznesit per nje vit, eshtë pjesa më interesante e programit ekonomik të PD. Sugjerimi ynë është, qe karantinimi i kontrolluesëve, të zgjatet tre vjet ndaj të gjithë atyre qe nisin biznesin per herë të parë“.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular