BallinaAktualitetSituatë kritike në Infektiv, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe...

Situatë kritike në Infektiv, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

Situate kritike ne Infektiv, ku vijon nje beteje e ashper per sherimin e pacienteve te shtruar me koronavirus.

Ministria e Shendetesise ka theksuar sot se “Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv”, nderkohe qe “trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën”.

Aktualisht, ne Infektiv, sipas MSH janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.

Perballe kesaj situate, Ministria e Shendetesise ka perseritur apelin e forte per te gjithe qytetaret:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.

Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit.

Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular