BallinaAktualitetAgim Kajmaku shkoi në spital privat pasi vuan nga sëmundje kardiake, policia...

Agim Kajmaku shkoi në spital privat pasi vuan nga sëmundje kardiake, policia merr informacionin dhe…

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili prej 8 muajsh ishte shpallur në kërkim. Mesohet se ekzekutimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut është bërë në një spital privat, ku Kajmaku kishte shkuar pasi vuante nga sëmundje kardiake.

Pasi ka shkuar në një spital në kryeqytet, policisë i ka ardhur ky informacion dhe ka shkuar ka ekzekutuar urdhër ndalimin. Për sigurinë e Kajmakut është angazhuar një patrullë e komisariatit nr.1 në Tiranë. Po ashtu mësohet se Kajmaku vuan dhe nga tensioni dhe diabeti, duke e detyruar atë që të shkonte në spital, pavarësisht faktit se ishte në kërkim.

Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular