BallinaAktualitetArrestimi i Agim Kajmakut, Policia jep detajet: U ndalua në ambientet e...

Arrestimi i Agim Kajmakut, Policia jep detajet: U ndalua në ambientet e një spitali privat. Po merrte….

Policia e Tiranës ka zbuluar detajet e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili prej disa muajsh ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria.

Kajmaku sipas Policisë është vënë në pranga në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku ai po merrte ndihmë të specializuar mjekësore.

Po ashtu behet me dije se ndaj Kajmakut, Prokuroria kërkoi “arrestimin me burg” për ish-kryebashkiakun e Vorës, i cili akuzohet për veprat penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim

Agim Kajmaku, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thekson Policia e Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular