BallinaAktualitetDokumentet/Denoncimi i PD: Rama i jep Klodian Zotos pa garë edhe Landfillin...

Dokumentet/Denoncimi i PD: Rama i jep Klodian Zotos pa garë edhe Landfillin e Vlorës

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në Partinë Demokratike, ka denoncuar  një tjetër aferë të qeverisë Rama e cila edhe këtë herë I ka dhënë konceisionin e Landfillit të Sharrës, shtetasit Klodian Zoto, emri I të cilit lidhet edhe me landfillet e tjera që Rama I ka dhënë në Elbasan dhe Fier, si edhe me skandalin që ka përfshirë Zimbabve në lidhje me ndërtimin e një inceratori.

‘Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje Klodian Zoto.

I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;

I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.

Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabve, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.

Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.’

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular