BallinaAktualitet“Rama i ka dorëzuar Beogradit menaxhimin e hyrjes së kombit shqiptare në...

“Rama i ka dorëzuar Beogradit menaxhimin e hyrjes së kombit shqiptare në BE”

Martin Henze, Këshilltar i CDU-së, thotë se kryeministri Edi Rama ka dorëzuar interesat e vendit që përfaqëson te presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë, ai shprehet se bashkëpunimi i ngushtë i Edi Ramës me Vuçiç krijon dyshime nëse kryeministri i Shqipërisë është ende mik i Perëndimit.

“Bashkëpunimi i ngushtë midis veprimeve të Serbisë dhe Ramës krijon dyshime nëse Z. Rama është akoma mik i Perëndimit dhe pjesë e kombit shqiptar. Po krijohet përshtypja se qeveria Rama po i nënshtron veten e saj shtetit serb. Kryeministri shqiptar madje i ka besuar Vuçiç që të negociojë me BE për këtë çështje. Qeveria shqiptare po i dorëzon Beogradit menaxhimin e negociatave për kombin shqiptar për një nga çështjet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, çështjen e anëtarësimit në BE / Shengen, dhe kjo imagjinohet, pas tradhtisë së Kryeministrit shqiptar”,- shprehet Henze.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular