BallinaAktualitetTjetër rast me COVID-19 në Sarandë, dy pacientë shtrohen në Infektiv

Tjetër rast me COVID-19 në Sarandë, dy pacientë shtrohen në Infektiv

Një tjetër rast pozitiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Lajmi konfirmohet nga burime për ‘StartNews’. Mësohet se një person, pasi kishte paraqitur temperaturë të lartë, kishte shkuar në urgjencën e spitalit, ndërsa atje i është bërë edhe tamponi, përgjigja e të cilit rezultoi pozitive.

Deri më tani nuk dihet se nga është infektuar ky person, pasi nuk është pjesë e kontakteve të rasteve të mëparshme.

Bëhet e ditur se ky person, është dërguar për mjekim në spitalin Infektiv të Tiranës, bashkë me një tjetër pacient pozitiv me COVID-19, sërish nga Saranda. Ky i fundit mësohet se ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular