Koronavirusi ka goditur skuadrën e Partizanit, teksa ditën e sotme është raportuar për dy lojtarë të kampioneve në fuqi që kanë dalë pozitivë ndaj Covid 19 pas testeve të kryera nga kryeqytetasit.
Lojtarët kanë shfaqur temepraturë dhe te Partizani menjëherë jane alarmuar. Nga çasti ne çast pritet një njoftim zyrtar i klubit të kuq, që do të japë më shumë detaje për çështjen.
Ky lajm vjen vetëm pak ditë përpara derbit të madh të kryeqytetit kundëe Tiranës, çka do ta përshtjellojë jo pak ambientin e kuq.