BallinaAktualitetSituatë e rëndë/8 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orët...

Situatë e rëndë/8 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Shënohen edhe 8 viktima nga koronavirusi në Kosovë duke e çuar totalin në 94. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 207 raste të reja me Covid-19 nga 401 mostra të marra nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 4 307 ndërsa janë bërë gjithsej 26 916 testime. Kosova raporton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2 095 raste ndërsa ai i rasteve aktive është 2 118. Rastet pozitive janë nga më së shumti nga komunat e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Fushë Kosovës, etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular