BallinaKryesoreHenry i befason të gjithë, rri gati 9 minuta i gjunjëzuar në...

Henry i befason të gjithë, rri gati 9 minuta i gjunjëzuar në ndeshje për George Floyd

Ish-legjenda e Arsenalit dhe Barcelonës Thierry Henry tregoi se mbështet fort lëvizjen “Black Lives Matter”, pasi MLS rifilloi të enjten.

Ai e tregoi më së miri këtë pasi i veshur me një fanellë të zezë, ku shkruhej “Black Lives Matter”, u ul në gjunjë në minutën e 8-të dhe 46 sekonda në zonën e tij teknike.

Kjo është sasia e kohës, që prokurorët thanë se oficeri i policisë, Derek Chauvin, e mbajti me këmbë në qafë, gjatë arrestimit, George Floyd.

Vdekja e këtij të fundit në duart e policisë së Minneapolis nxiti protesta në të gjithë Amerikën dhe botën. “Epo, unë u ula në gjunjë kur po luhej minuta e 8-të dhe 46 sekonda, – tha Henry pas ndeshjes. – Mendoj se ju djema e dini pse. Ishte thjesht një gjest, për të treguar mbështetje për kauzën.

Ky ishte në thelb qëllimi. Ishte kaq e thjeshtë”. Një numër i skuadrave dhe futbollistëve të futbollit kanë treguar mbështetjen e tyre për kauzën në fjalë, që kur ky sport rifilloi pas pandemisë së Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular