BallinaKryesoreVIDEO/Tensione në parlamentin e Kosovës, deputeti i LDK-së përplaset me Vjosa Osmanin,...

VIDEO/Tensione në parlamentin e Kosovës, deputeti i LDK-së përplaset me Vjosa Osmanin, ndërpritet seanca

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka ndërprerë seancën ku po diskutohej rishikimi ne buxhetit për vitin 2020 pas tensioneve të forta të krijuara në sallë.

Kjo pasi deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka debatuar ashpër me Osmanin edhe pse kjo e fundit i kërkonte që të qetësohej. Ai çuar nga vendi dhe i ka shkuar pranë Osmanit por është ndaluar nga sigurimi.

Osmani e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga salla.
“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”.

Po ashtu, deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke përdorur edhe fjalë të rënda.

Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ndërsa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”.

Më pastaj, Osmani vendosi ta ndërpresë seancën.
“Ndërpritet seanca për shkak te paedukatës së disa deputetëve dhe do t’ju ftojmë vetëm kur të vendos kryesia e Kuvendit”, tha Osmani.

Përplasjen mund ta shikoni në minutat e fundit të videos.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular