BallinaSportI ofendojnë familjen, Immobile u kthehet tifozëve; Edhe Strakosha në shënjestër

I ofendojnë familjen, Immobile u kthehet tifozëve; Edhe Strakosha në shënjestër

Dëmtimet, kalendari i ngjeshur, por edhe lojtarë të veçantë që nuk po shfaqin vlerat e tyre, janë disa nga arsyet se pse Lazio po vuan këtë periudhë. Nuk mungojnë kritikat edhe për emra të përveçëm, madje edhe ndaj lojtarëve si sulmuesi Ciro Immobile dhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Drejtori i Komunikacionit te Lazio, Stefano De Martino, ka folur në Lazio Style Radio dhe mes të tjerash është shprehur: “Ka zhgënjim, madje lojtarë të veçantë po marrin një stuhi me kritika. Njëri është portieri ynë, Thomas Strakosha, i cili mori elozhe deri në shkurt. Tjetri Ciro Immobile. Kohët e fundit është kritikuar për rendimentin e tij para portës. Sigurisht disa lojtarë nuk po e shfaqin potencialin e tyre të plotë.

OFENDIMET – Mediat në Itali kanë shkruar edhe për tension në dhomat e zhveshjes, por klubi i Lazios e ka hedhur poshtë diçka të tillë. Gjithsesi nuk mungojnë ofendimet ndaj lojtarëve dhe sulmuesi Immobile e ka zbuluar diçka të tillë përmes një postimi në “Instagram”.

“Me shumë mundësi ka nga ata që harrojnë lehtë këtu, ndaj kërkoj nga ju që ta lini të qetë familjen time. Nëse doni të shkruani gjëra të këqija, bëjini drejtpërdrejt për mua. Familja ime nuk ka lidhje më këtë”, shkruan sulmuesi, autori i 29 golave deri më tani, por pas rikthimit të kampionatit ka shënuar vetëm dy herë. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular