BallinaAktualitetShuhet antikomunisti legalisto - zogist, Qazim Gjana/Nga Hakik Mena

Shuhet antikomunisti legalisto – zogist, Qazim Gjana/Nga Hakik Mena

Nga Hakik Mena

Qazim Gjana, nga Bicajt e Lumes lindi ne prill te vitit 1933. Ai ishte i biri i Xheladin Isuf Gjanes.

Veshtiresite e jetes e kishin ba te forte dhe fanatik te virtyteve te trashegueme nga te paret e vet, kodit te nderit e te burrnise, drejtesise dhe mikpritjes, zakoneve te vendit, atdhetarizmit, antikomunizmit dhe të Zogizmit.

Qysh ne moshe te mitun, 18 muajsh, pati mbet jetim nga nana dhe ne moshen 6 vjeçare humbi vellain, Aliun, qe ishte student ne akademine ushtarake ne Rome. Pas LDB dhe me ardhjen ne pushtet te klikes kriminele sllavo-komuniste, vellai i dyte, Isufi, denohet me pushkatim por, me nderhyrje te ndryshme te babes se tij dhe miqeve te tyne, arrijne me e shpetue Isufin nga denimi kapital pavaresisht se tashma tmerret e burgjeve te diktatures e prisnin ate. Pas lirimit te Isufit nga burgu, ne vitin 1956 Qazimi arratiset nga Shqipnia per ne Kosove bashke me baben e tij, njerken, vellain Isufin, kunaten, dhe nipin e mbesen duke lane pas nji moter te vetme me te cilen do te takohej vetem pas afro 40 vitesh.

Qazimi ishte 23 vjeçar kur e la vendlindjen dhe malli e dashunia per trojet e veta do te baheshin udherrefyesit e te tana vendimeve te tij te mavonshme.

Edhe pse asnjihere nuk i ka konsiderue si trofe te vetat, i ndjeri Qazim Gjana, gjithmone mbante ne mend se ishte pasardhes i Ali « Bercukut » i cili e kishte pas sfidue zaptine perandorake osmane ne Prizren tue shti pushke e lane te vdekun hasmin e tij para syve te Pashes se Prizrenit mu ne mes te pazarit, bash per te vendosun ne vend Kanunin e Lumes; po ashtu ishte krenar qe mixha i babes vet, Selman Hasani, kendohej deri pas LDB ne kanget e Lumes per faktin qe ishte flijue per me u ba te mundun lirimin rruges se Kukesit e Prizrenit te tane nahijes dhe Dibres, por jo pa i marr me veti ata qe e kishin pas zane ate rruge.

Ne Kosove, Qazimi u martue me Ajshe Nuhi Lalen qe ishte po ashtu arratisun disa vite ma pare nga Shqipnia bashke me te mbijetuemit e familjes saj, pas vrasjes makabre e te pa bese te te gjithe burrave te fisit vet nga brigadat sllavo-komuniste gjate asaj ngjarjeje qe njihet tashma si Masakra e Buzmadhes.

Qendrimi afro 4 vjeçar ne Kosove ishte nje sfide tjeter ku i ndjeri Qazim Gjana u perballue me arrestimin e dyte te vellait, Isufit, dhe zhdukjen e tij pergjate 2 vitesh ne burgjet e Serbise nderkohe qe edhe Qazimi vuejti disa muej burgim ne Kosove.

Ne vitin 1960, familja Gjana, u transferue ne Kroaci . Ndersa, ne vitin 1962, Qazimi u vendos perfundimisht ne Belgjike bashke me baben e vet, njerken, bashkeshorten, dy djemte e persalindun, Aliun dhe Isnine, dhe vellain e tij, Isufin e familjen e tij. Ne Belgjike, familja e Qazim Gjanes u shtue edhe me 1 vajze dhe 5 djeme te tjere : Hanja, Shabani, Tema, Ramadani, Sulejmani dhe Miremani.

Menjihere, sapo arriti ne Belgjike, Qazim Gjana u aktivizue ne radhet e Partise Levizja e Legalitetit (asokohe Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit), ku te gjithe miqt e familjes se tij dhe ajka e emigracionit politik shqiptar ishin perqendrue. Shume shpejt u ba shkaktar i zbulimit te agjentit te Sigurimit te shtetit, Isuf Mullaj, qe kishte pas qene infiltue ne degen e Belgjikes te OKLL. Pas vendimit te Komitetit Qendror ne New York, dhe deges te OKLL ne Belgjike, per me i dhane nje goditje regjimit komunist, per me e asgjesue agjentin e tyne, Qazimi, dhe disa shoke te tij, perzgjidhen per me e krye ket detyre. Ndonese ky mision deshtoi per shkak te dekonspirimit dhe ikjes ne Tirane te agjentit Isuf Mullaj, ky aksion tronditi regjimin siç u faktue me vone ne arkivat e diktatures te gjetuna ne Tirane pas ndryshimeve politike te viteve 90.

Angazhimin ne OKLL, i ndjeri Qazim Gjana, nuk e konsideronte per interesa vetjake, por si nje detyre per me ja kthye popullit e vendit te vet lirine e mohue nga pjella gjakatare serbo-sllave dhe per te arritun bashkimin kombetar, ne nje Shqipni ne trojet e veta etnike ; me bindjen e plote dhe te palekundun, se vetem sistemi mbretnor me Mbretin Leka mund te siguronin keto qellime atdhetare.

Para viteve 90, Qazim Gjana ishte disa here sekretar i deges se OKLL ne Belgjike, por edhe anetar i Keshillit Kombetar, dhe disa vite me radhe anetar i Komitetit Qendror te partise ne New York.

Kur ne fund te viteve 70, Mbreti Leka, krijoi Ushtrine per Çlirimin e Shqipnise Etnike, Qazim Gjana dergoi menjehere ne ate ushtri djalin e vet, Isnine, nderkohe qe ishte vet anetar i Keshillit Ushtarak, nen drejtimin e Mbretit. Pergatitjet e asaj ushtrie ne Spanje dhe aksionet e kryeme dhe te planifikueme kishin pas tmerrue aq shume regjimet antishqiptare te Tiranes dhe Beogradit, sa qe qeveria spanjolle e asaj kohe, u detyrue me e largue Mbretin Leka nga Spanja per ne Afrike, ku Isnia, bashke me ushtaret ma besnik dhe te pergatitun e shoqeruen pergjate shume vitesh familjen mbreterore ne Gabon, Rodezi (sot Zimbawe) dhe Afrike te Jugut. Edhe pse çdo dite rrezikohej jeta e djalit te vet, pasi pergatitjet per nje zbarkim ne Shqipni ishin te prekshme, i ndjeri Qazim Gjana ishte krenar qe ia kishte dhane djalin Atdheut. Po ashtu, ne fillim te viteve 90, kur Mbreti Leka i kerkoi nje djale te dyte, pasi jeta e vet dhe e princit te ri ishin ne rrezik ne Afrike te Jugut, Qazim Gjana nuk nguroi t’a dergoje Temen ne ate detyre.

Edhe pse sot, vlerat e njerezve kane ndryshue, dhe asnje veprim per vendin nuk bahet pa interes dhe shpagim financiar, duhet me theksue, se Isnia dhe Tema, ishin vullnetarë, dhe Qazimi nuk pranonte qe djemtë e vet te merrnin ndonje shperblim, per angazhimin e tyne. Madje, i ndjeri Qazim Gjana, ishte nje financues i rregullte i Ushtrise se Mbretit.

Prezenca dhe angazhimi i vet dhe i shokeve te tij te OKLL ne mobilizimin e emigracionit politik shqiptar kunder diktatures komuniste, si dhe kunder pushtimit serb ne trojet shqiptare, ban qe zeri i shumevuejtun i shqiptareve, qe po vuenin sllavo-komunizmin ne Shqipni, e ne trojet e tjera etnike, te degjohej gjithkund ne Europe, fale demonstratave te para nacionaliste te fundviteve 70 e fillimviteve 80 ne Bruksel, si dhe te atyne te fundviteve 80 dhe te fillimviteve 90.

Besnikeria e tij, ndjenjat nacionaliste, patriotizmi dhe vetmohimi, e kishin ba qe i ndjeri Qazim Gjana, te ishte nje mik i ngushte i te gjitha figurave te nacionalizmit shqiptar si : Mbreti Leka, Skender Zogu, Abaz Kupi, Faut Myftiu, Muharrem Bajraktari, Bardhok Ndreu e shume te tjere, si dhe te ishte i dashun dhe respektuem, per te gjithe legalistet dhe mbreteroret shqiptare.

Angazhimin e vet, si dhe zakonet e traditat e Lumes, qe ishin kaq te shtrenjta per te, ai ua trashegoi me fanatizem te gjithe familjareve te vet dhe u ba nje shembull per emigracionin e vjeter shqiptar, per qendrimet e veta nacionaliste, antikomuniste dhe atdhetare.

Ai, arriti ti shkolloje djemte e tij dhe t’ju mbjelle ne zemer; dashurine per atdheun, lirine, patriotizmin dhe zogizmin. Nuk i kurseu kurre sakrificat e tija, per idealet legaliste dhe mbretnore, aq sa, pavaresisht, se dy djemte e tij, Isnia dhe Tema ishin tashma te ndjere, ai e mbeshteti pa rezerva angazhimin e nje djali te trete, Sulejmanit, ne krah te Mbretit dhe Legalitetit. Nuk ishte pra rastesi, ndoshta i vetmi pasardhes i te gjithe emigracionit politik shqiptar ne bote, qe vendosi te kthehet ne Shqipni, pas diktatures, per me kontribue per Legalitetin e Mbretin, te ishte ; djali i Qazim Gjanes, Sulejmani, i cili pergjate 10 vitesh, jetoi ndermjet Tiranes e Brukselit, ngaqe ishte i ndam ndermjet familjes se tij, dhe angazhimit atdhetar, deri ne marrjen persiper, te nji detyre jashtezakonisht me pergjegjesi, siç eshte ajo e Kryetarit te PLL.

I ndjeri Qazim Gjana, ishte edhe nje besimtar i devotshem, dhe ishte pergjate disa viteve anetar i kryesise se keshillit te xhamise se pare shqiptare ne Bruksel. Kishte krye disa here Haxhin dhe Umren ne Qabe dhe ishte nje shtylle e xhamise shqiptare ne Bruksel, ku djali i tij me i vogel, Miremani, ashte sot kryetar i keshillit. Pas viteve 90 , dhe kthimit per here te pare ne atdhe, pas 40 vitesh, i ndjeri Qazim Gjana, ishte mobilizuar familjarisht duke kontribue ne ndertimin e disa xhamiave ne rrethin e Kukesit.

Qazim Gjana ishte nje punetor i palodhshem dhe i ndershem, nje patriot e atdhetar i kulluar, nje nacionalist shembullor, nje antikomunist i perbetue, nji legalist dhe zogist i shkolles vjeter dhe i oreve te para.

Ai la pas bashkeshorten, Ajshen, vajzen, Hanen, djemte Aline, Shabanin, Ramadanin, Sulejmanin dhe Miremanin si dhe mbi 50 nipa e mbesa.

I paharruem qofte kujtimi i patriotit, antikomunistit, legalisto-zogistit dhe besimtarit, Qazim Gjana.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular