BallinaAktualitetGara për Shkollën e Policisë/Ja kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë...

Gara për Shkollën e Policisë/Ja kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për 300 vende

Të gjithë ata që janë të interesuar për shkollën bazë të policisë, mund të aplikojnë deri më datë 10 gusht.

Policia e Shtetit bën me dije se janë 300 vende në Shkollën Bazë, ndërsa aplikimet do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë. Nëpërmjet një njoftimi bëhen me dije edhe kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës.

Njoftimi:

Happen aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të policies, për ‘Patrullë të Përgjithshme’

Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 10 gusht dhe formularin e aplikimit e shkarkoni ONLINE:

https://www.asp.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/Formulari-i-aplikimit-per-konkurrim-ne-Kolegjin-e-Policise-2020.pdf

Nga data 13 korrik 2020 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

KRITERET E APLIKANTIT

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”:

– Të jetë shtetas shqiptar;

-Të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jetë nën 30 vjeç;

-Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Dokumentacioni për aplikim

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:

– Formulari i aplikimit;

– Fotokopje e kartës së identitetit;

– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

–Vërtetim nga Gjykata;

– Vërtetim nga Prokuroria;

– Fotokopje të librezës së punës për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës;

–  vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë);

– Mandat pagesa e tarifës së aplikimit;

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular