BallinaAktualitetThaçi del pas gjashtë orësh, intervistimi në Hagë vazhdon nesër

Thaçi del pas gjashtë orësh, intervistimi në Hagë vazhdon nesër

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, u paraqit sot në Hagë për t`u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Që prej orës 13:00 ai po merrej në pyetje ndërsa raportohet se sapo ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje.

Pas thuajse gjashtë orësh ai doli, duke dhënë një prononcim shumë të shkurtër.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdojë nesër”, ka thënë Thaçi.

Marrja në pyetje vazhdon nesër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular