BallinaAktualitetMaskat bëhen të detyrueshme, kush nuk e mban...

Maskat bëhen të detyrueshme, kush nuk e mban…

spot_img
spot_img

Maskat do të bëhen të bëhen të detyrueshme në vendin tonë.

Kush nuk e mban do të gjobitet.

Deklarata është bërë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, maskat në ambientet e brendshme do të jenë të detyrueshme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

‘Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar.

Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura.

Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura.

Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen,’ – tha ministrja e Shëndetësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular