BallinaAktualitetEMRAT/Arrestimet në institucionet publike, shkatërrohet grupi që merrte ryshfete në Tiranë

EMRAT/Arrestimet në institucionet publike, shkatërrohet grupi që merrte ryshfete në Tiranë

Prokuroria e Posaçme kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim ne policinë e Tiranës ka arrestuar disa punonjës në institucionet publike në kryeqytet.

Abcnews.al ka siguruar sqarimin e SPAK, ku bëhet e ditur se personat nën hetim të përfshirë në veprimtarinë kriminale janë 5 inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor; Një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë; tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshëm.

Arrestimet janë bërë me urdhër të SPAK. Të arrestuarit akuzohen se duke shpërdoruar detyrën lëshonin libreza për punësim, në mënyrë abuzive.

Sipas Prokurorisë së Posaçme hetimet kanë vijuar prej disa muajsh. Ndërsa, të arrestuarit akuzohen për veprat penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Nga ana tjetër Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masave të sigurimit “arrest me burg” për dy persona nën hetim, “arrest në shtëpi” për nëntë persona si dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik për tre persona nën hetim.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se duke shpërdoruar detyrën të gjithë këta punonjës bashkëpunonin me njëri-tjetrin, pasi kryenin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë edhe pse gjendeshin në shkelje deklaronin të kundërtën.

Mësohet se këta të fundit duke iu marrë ryshfet plotësonin librezën duke shënuar se nuk është konstatuar shkelje.

Abc News ka zbardhur emrat e personave që janë shoqëruar dhe më pas arrestuar:

“Arrest me burg”:

1-Niko Nika

2-Hazis Lura

“Arrest në shtëpi”:

1-Eda Myftari

2-Ihsan  Hasani

3-Franc Daija

4-Ilir Hoxha

5-Ornela Balla

6- Johana Sinani

7-Arjan Gjoka

9-Evald Bejaj

“Pezullim të ushtrimit të detyrës”:

1-Luiza Metani (Goduni)

2-Diana Hysi

3-Marinela Sulmina  (Hysi)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular