BallinaKryesoreSocialistet europiane dhe PPE deklaratë kundër Ramës: Po rrezikoni integrimin

Socialistet europiane dhe PPE deklaratë kundër Ramës: Po rrezikoni integrimin

Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetë kanë dërguar një mesazh të fortë për Shqipërinë. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister, raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë qe të miratojë me shpejtësi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Në deklaratë tre eurodeputetët, që janë jo pak të njohur për Shqipërinë shprehen se shumica parlamentare duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Ata thonë se ndryshimet kushtetuese pa konsensur me të gjitha partitë politike mund të rrezikojnë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.

“Shqipëria është vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar, por sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen“, shtohet në deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular