BallinaAktualitetFOTOT/Deputetët shkelin vendimin, nuk mbajnë maska në parlament

FOTOT/Deputetët shkelin vendimin, nuk mbajnë maska në parlament

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën miratimin e Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, që e bën të detyrueshëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, si zyra, mjedise të administratave, shkallë pallatesh, ashensorë, dyqane etj.

Por sa e zbatojnë vetë ligjvënësit këtë ligj? Një vëzhgim i thjeshtë përmes pamjeve direkte të regjisë qendrore të Kuvendit mjafton për të kuptuar se shumica e tyre nuk e respektojnë këtë vendim duke dhënë një shembull tejet negativ për qytetarët.

Sipas aktit normativ, çdo person që nuk mban maskë në mjedise të mbyllura gjobitet me 2 mijë lekë.

Pyetja që lind natyrshëm është, a do t’i gjobisë qeveria vetë deputetët e parlamentit?

Mes deputetëve që nuk kishin maska, ose që nuk e mbanin vazhdimisht atë, ra në sy deputetja Hajdari, e cila mori kritika edhe nga Kryeministri Rama.

“Maska është e detyrueshme në mjedise të mbyllura dhe në këtë rast dua t’i përgjigjem të gjithë atyre që kur shfaqem në rrugë më kritikojnë pse jam pa maskë, dua t’i them se në mjedise të hapura, mjafton ruajtja e distancës minimale dhe mos-kontaktimi me shtrëngim duarsh për të qenë i mbrojtur, ndërsa në mjediset e mbyllura, tanimë edhe me vendim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë është e detyrueshme, është e tillë dhe edhe Kuvendi duhet ta bëjë këtë gjë, ndërsa deputetja Hajdari nuk po e ndjek këtë vendim, mbase edhe për mungesë maskash, për këtë Kuvendi duhet të marrë masa,” – u shpreh Kryeministri Rama teksa mori fjalën.

Fillë deputetja Hajdari i dërgoi një maskë Kryeministrit në foltore, por ky e ironizoi duke e cilësuar si “flamur të bardhë paqeje”, teksa më parë u shpreh se e kishte maskën por nuk e mbante në foltore për efekt diskutimi.

Deputetë që nuk respektojnë vendimin për mbajtjen si duhet të maskës në Kuvend, 16 korrik 2020.Deputetë që nuk respektojnë vendimin për mbajtjen si duhet të maskës në Kuvend, 16 korrik 2020.Deputetë që nuk respektojnë vendimin për mbajtjen si duhet të maskës në Kuvend, 16 korrik 2020.Deputetë që nuk respektojnë vendimin për mbajtjen si duhet të maskës në Kuvend, 16 korrik 2020.Deputetë që nuk respektojnë vendimin për mbajtjen si duhet të maskës në Kuvend, 16 korrik 2020.Deputetë që nuk respektojnë vendimin për mbajtjen si duhet të maskës në Kuvend, 16 korrik 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular