BallinaAktualitetMaxhoranca heq dorë nga shkarkimi i Presidentit/Raporti i Komisionit Hetimor: Shkeljet jo...

Maxhoranca heq dorë nga shkarkimi i Presidentit/Raporti i Komisionit Hetimor: Shkeljet jo të mjaftueshme

Shumica qeverisese duket se eshte terhequr nga vendimi per shkarkimin e Presidentit te vendit, Ilir Meta, pas hetimit te bere ne Komisionin e Posaçëm Hetimor në Kuvend per shkarkimin e kreut te shtetit.

Ne seancen e sotme, kreu i Komisionit, Ulsi Manja, tha se raporti eshte marre vetem para pak minutash, nderkohe qe prezantimi behet sot. “Ne perfundim te mbledhjes te dy raportet paraprake do te shperndahen, qe te henen te kemi diskutim perfundimtar dhe miratimin, ose te nje raporti perfundimtar, qe do t’i kalohet Kuvendit per miratim”.

Sipas raportit të Partisë Socialiste në komisionin hetimor, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.

Relatorja Klotilda Bushka: Dokumentet qe kemi administruar jane mbi 50 akte me praktika te plota. Ky raport i hartuar dhe perfunduar mbreme ne darke. 

Analiza e të gjitha provave që janë administruar i është nënshtruar edhe metodes se interpretimet të natyrës së shkeljeve dhe është vlerësuar nga gjithë procesi që është kryer, që të analizohet shkelja e rëndë; nga dy faktore, nga rrethanat qe kane ndikuar dhe pasojat qe kane ardhur nga kryerja e shkeljes. Kam menduar që ne nuk mund të marrim në konsideratë disa që janë ekskluzivitet i gjykatës Kushtetuese, si rasti nese konsiderohet e cenuar e drejta e nje gjyqtari kur presidenti nuk kryen betimin, se jane targa qe i takojne Gjykates Kushtetuese..

Nisur nga provat dhe natyra e komisionit hetimor që është teknik dhe jo i natures politike, jemi fokusuar ne ceshtje qe kane te bejme me ato qe pretendohen ne kerkesen e deputeteve per shkarkimin dhe nese jane apo jo shkeklje dhe nese shkeljet jane te renda.

Nga analiza e provave rezultuan disa shkelje nga ana e Presidentit te Republikes si në kuadër të ushtrimit të kompetencave për shkeljet, por edhe emërimet në Kushtetuese, që analizohen në raport.

Këto shkelje referuar rrethanave dhe pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivitet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.

Bushka nenvizoi disa nga shkeljet e bera nga Presidenti:  

Kemi një shkelje për shfuqizimin e dekretit. U cenua e drejta për të zgjedhur. Kryerja e veprimeve për anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve cenuan edhe parimin e së drejtës së popullit për të qenë sovran dhe për të ushtruar të drejtat e tij.

Sa i përket pasojave, ne arrijmë në konkluzionin që ka pasur shkelje në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve, por për të analizuar cfarë pasojash sollën është marrë në konsideratë praktika që kemi administruar edhe nga policia edhe nga prokuroria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular