BallinaAktualitetRaporti: Tani kemi mafian shqiptare, skafet me drogë nga Shqipëria nisen të...

Raporti: Tani kemi mafian shqiptare, skafet me drogë nga Shqipëria nisen të telekomanduar

Departamenti i Antimafias Italiane ka publikuar raportin e dytë gjashtëmujor të vitit 2019 që përmbledh aktivitetin kriminal të mafias italiane e të grupeve mafioze të huaja në Itali në periudhën kohore korrik- dhjetor 2019.

RTV Ora ka mundur të sigurojë raportin prej 888 faqesh në të cilin kriminaliteti shqiptar e Shqipëria janë analizuar në dy kapituj të veçantë.

 Trafiku i drogës nga Shqipëria nuk është ndaluar dhe gjatë emergjencës së  pandemisë Covid 19.” thuhet në raport.

Antimafia Italiane konfirmon përdorimin e teknologjisë së avancuar në përdorimin e skafeve me drogë të nisura nga Shqipëria e të telekomanduara automatikisht nga larg e pa pilot.

“Në panoramën kriminale ndërkombëtare, Shqipëria konsiderohet lideri i prodhimit të marijuanës duke u pozicionuar prodhuesi i parë në nivel europian e ndër të parët në nivel botëror.”

Klanet shqiptare shprehin një aftësi operative gjithnjë e në rritje falë xhiros së biznesit të lëndëve narkotike si dhe shtimit të kultivimit të marijuanë duke përmirësuar cilësinë e plantacioneve duke përdorur rrënjë kanabis që prodhojnë bimë me përqëndrim të lartë të THC.

Sasitë e mëdha të marijuanës të prodhuar në zonat e brendshme të territorit shqiptar importohen në mënyrë konstante në kanalet e tregtimit të saj në Europë në rrugë detare përmes kanalit të Otrantos e rrugës tokësore përmes rrugës ballkanike.

Trafiku

Skafet me drogë nisen nga Durrësi e Vlora e mbërrijnë kryesisht në brigjet puglieze.

Gjithashtu Antimafia Italiane konfirmon përdorimin e teknologjisë së avancuar në përdorimin e skafeve me drogë të nisura nga Shqipëria e të telekomanduara automatikisht nga larg e pa pilot.

Trafiku i drogës nga Shqipëria nuk është ndaluar dhe gjatë emergjencës së  pandemisë Covid 19.

E reja më e fundit që nënvizon Antimafia Italiane është në ndryshimin e rolit që Shqipëria ka marrë në skenarin kriminal kombëtar e ndërkombëtar të trafikut të drogës duke u bërë vendi tranzit kryesor i trafikut të heroinës nga Afganistani e Azia Qëndrore e grupet kriminale shqiptare ne rolin e brokers importojnë sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia për tregun europian.

Gjithashtu raporti nënvizon se ka ardhur koha që grupet kriminale shqiptare të konsiderohen mafia.

Nga njëra anë shfaqen në aksione individuale apo në bashkëpunim për llogari të të tjerëve e kryesisht në krime specifike, e nga ana tjetër është konstatuar ekzistenca e organizimeve kriminale shqiptare të strukturuara prej shumë kohësh në territorin italian me karakteristika tipike mafioze.

Në lidhje me identifikimin e grupeve kriminale shiqptar si mafia shqiptare, raporti i Antimafias italiane nënvizon se deri më tani nuk ka një vendim gjykate që në marrjen e vendimit kanë kosideruar dhe rëndesën e fajit si grupe mafioze e ndoshta sygjeron raporti “në të ardhmen do të ishte e nevojshme në planin interpretues marrja në konsideratë e termit “mafie jo tradicionale” siç janë mafia Cosa Nostra, Sacra Corona Unita, Ndrangheta, Camora etj) siç u bë me vendimin numër 10/220 i marrë më 16 mars 2020 “.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular