BallinaAktualitetNë Elbasan, si e mori koronavirusin 53-vjeçari që punon roje në Spitalin...

Në Elbasan, si e mori koronavirusin 53-vjeçari që punon roje në Spitalin Psikiatrik

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar  68 raste të reja me Covid-19. Prej tyre, një rast u konfirmua në Elbasan.

Abcnews.al mëson se pozitiv për Covid-19 ka rezultuar një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit.

Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre. Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan. Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me koronavirus.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular