BallinaKryesoreNuk ka degë Murrizi dhe fije bari ta shpëtojnë të mbyturin Edi...

Nuk ka degë Murrizi dhe fije bari ta shpëtojnë të mbyturin Edi Rama

Nga Fatmir GUDA

Opozita në dritën e diellit dhe para syve të partnerëve ndërkombëtarë amerikanë dhe europianë edhe duke u konsumuar po sakrifikon aktualisht deri hapësirat e fundit që i lejon dialogu institucional për të ndalur paudhësitë e një hilacaku kryeministër, që siç është mësuar të rrijë në pushtet prej 2013, me zgjedhje të marra në tavolinë me anë taktikash elektorale, po tenton të shpikë rregulla të reja loje, të cilat do t’ja mundësonin atij fitoren e rradhës.

Edi Rama në fluturimet e veta pindarike, në ja hidhte paq edhe kësaj here, s’do kish si ai. Sepse fitorja e rradhës për të është triumf dhe ngadhënjim përfundimtar, pasi ky moment siç bën hesapet ai do të thoshte shpërbërje e opozitës dhe PD-së, si partia kryesore dhe e parë opozitare që shënoi shëmbjen e diktaturës. Por pikërisht këtij fakti edhe i druhet ai. Pasi të tentosh të zhbësh një akt historik duhet të kesh guxim e kurajo të përballesh me pasojat. Partisë Demokratike kësaj here, e ndodhur në limitet e fatalitetit, sigurisht duke ndjerë tashmë me hak pas vehtes dhe peshoren e faktorit ndërkombëtar, sigurisht nuk do t’i rezultonin më thjesht fjalë paralajmërimet e bëra për eskalim të situatës shkaktuar nga cënimi i demokracisë dhe devijimi prej rrugës integruese, sikundër do të ishte jashtë çdo përgjegjësie të saj nëse kryeministri do bëhej shkak për rrezikimin e stabilitetit në vënd. Sepse ndërkohë edhe ekonomia ka kapur fundin, sikurse shqiptarëve gjithashtu u ka shkuar aty ku nuk mban më.

Personalisht bëj pjesë tek ata që mendojnë, se Edi Ramës nuk i do dhënë më asnjë grimcë tolerance, të cilën një karakter me psiqike problematike si ai do ta merrte dhe do ta shiste në publik si deri më sot për dobësi të kundështarit.

Zgjedhjet u përkasin qytetarëve dhe gjithë faktorit politik e jo vetëm qeverisë, e cila ka vetëm përgjegjësinë e mbarëvajtjes së tyre. Si të tilla rregullat e lojës duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe aspak të lejohet të prishen në mënyrë të njëanshme prej kryeministrit hileqar dhe aq më tepër prej një parlamenti me legjitimitet të kufizuar kushtetues. Sidomos që për këto rregulla u investuan edhe partnerët tanë strategjikë, të cilët në çdo rast Rama i ka propaganduar si palë me të.
Edi Rama e di shumë mirë që rruga e tij e çon drejt asgjëkundit në rastin më të mirë dhe drejt përplasjes fatale në rastin më të keq. Prej saj ai do dilte shumë herë më i humbur dhe me pasoja të ngjashme me ato të çdo diktatori të përmbysur me dhunë.

Ja pse në fakt këto tryezat me këshillin politik ngjajnë duken më shumë si tavolinat e shanceve të fundit të një kryeministri me llogjikë të humbur, ku dashuria për pushtet absolut i kacafytet me frikën e tmerrshme prej një fundi të hidhur.

Po tu shtosh dhe deklaratat e USA, BE, të cilat kërkojnë prerë dhe qartë votim të marrëveshjes së 5 Qërshorit dhe implementim të saj, Edi Rama i dështuar në tentativat e tij për përçarrjen me intriga të opozitës gjendet i kapur aq mat, saqë edhe në shterpësi taktikash për fitoren e rradhës në tavolinë, shpresat i ka vetëm tek zhbërja antikushtetuetshmërisht e opozitës me ligj. Sepse ato që e dërmojnë akoma më shumë janë informacionet që i vijnë nga terreni, të cilat pavarsisht përpununimit çdo ditë në zyrën e Fugës, e nxjerrin humbës përballë koalicionit opozitar dhe nën trysninë e këtij paniku ai këto ditë i ngjan të mbyturit, që tek ndonjë degë murrizi po e po, por edhe pas fijes së barit ka shpresë të kapet për shpëtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular