BallinaKronikeBurri mbyt gruan e tij me shufër metalike

Burri mbyt gruan e tij me shufër metalike

Sot, rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës.

Dyshohet se një mashkull rreth 42 vjeçar, ka vrarë gruan e tij rreth 34 vjeçare, tha zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit Ismet Hashani për “Syri.net”.

Njësitet policore i janë përgjigjur vendngjarjes.

Është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë.

Nga ana tjetër edhe kryeprokurori i Prokuroria Themelore e Gjilanit Jetish Maloku, për “Syri.net” e ka konfirmuar rastin, por pa treguar motivet e vrasjes.

“Pas një mosmarrëveshje rreth orës 12.00, burri me shufër e ka goditur gruan e tij një herë në kokë, e cila nuk ka mundur t’i përballoj dhe ka vdek”, tha kryeprokurori.

Nga hetimet e para dyshohet se burri e ka mbytur bashkëshorten e tij me një shufër metalike.

“Po dyshohet se i dyshuari e ka goditur me shufër metalike një herë në kokë tani viktimën. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha kryeprokurori Jetish Maloku.

“Syri.net”, ka kërkuar informacione  më të hollësishme për rastin, por sikur prokuroria ashtu edhe policia nuk janë përgjigjur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular