BallinaAktualitetInfektohet kryebashkiaku/Denoncimi nga Lura: Do vinte në takim...

Infektohet kryebashkiaku/Denoncimi nga Lura: Do vinte në takim…

Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është infektuar nga koronavirusi i ri. Burimet e SYRI TV kanë konfirmuar se ai ka rezultuar pozitiv prej një jave.

Burimet thonë se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Ndërkohë, një denoncim ka mbërritur te ish-kryeministri Sali Berisha. Një grup qytetarësh, të cilët ishin në dijeni se kryebashkiaku është infektuar, thanë se ai kishte planifikuar të vinte në një takim në Lurë.

“Mirëmbrëma Doktor.

Po ju shkruaj sepse disa banorë të Lurës kanë shprehur shumë shqetësime për takimin që do të bëhet nesër në orën 10 në qendër të Lurës me prezencë të dy ministrave dhe të kryetarëve të bashkisë dhe të njësive, por sidomos me prezencën e kryetarit të bashkisë Mirditë, z.Ndrec Deda sepse ka të dhëna nga spitali i Rrëshenit që ai ka bërë tamponin dhe ka dalë pozitiv dhe këtë po e mbajnë të fshehtë.

Si mundet të marrë pjesë në një takim të hapur? Të rrezikojë banorët e fshatrave.

Si mundet të tregohet kaq i papërgjegjshëm sa të marrë pjesë së bashku me të prekur të tjerë që janë pjesë e bashkisë Mirditë dhe mbahen të fshehura,” thuhet në denoncim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular