BallinaKryesore"Fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve", Endri Hasa:...

“Fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve”, Endri Hasa: Edi Rama ka frikë nga vota e bashkimit më të madh të shqiptarëve

Ish deputetei i Partisë Demokratike Endri Hasa ka reaguar me një postim në facebook për debatin  e fundit për koalicionet dhe listat e hapura.

Endri HAsa akuzon kryeministrin  Rama duke thënë se “ vazhdon cirkun dhe piruetat e propagandës duke shpikur çdo lloj alibie për të bllokuar bashkimin e madh qytetar kundër tij”.

“Është e qartë për të gjithë që fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore”, shkruna ish deputeti.

Ja postimi i plotë:

“Fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve”, Endri Hasa: Edi Rama ka frikë nga vota e bashkimit më të madh të shqiptarëve

Pasi e rrënoi Shqipërinë për 7 vjet Edi Rama ???? është i tmerruar nga vota e shqiptarëve.

Ai vazhdon cirkun dhe piruetat e propagandës duke shpikur çdo lloj alibie për të bllokuar bashkimin e madh qytetar kundër tij.

Është e qartë për të gjithë që fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore.

Edi Rama e di mirë që tashmë ka ngelur vetëm dhe në mënyrë të dëshpëruar po kërkon të bllokojë koalicionet duke premtuar fund listat e hapura, duke lene shumicen e qarqeve me lista defakto te mbyllura.

Edi Rama nuk e do hapjen e listave, ai thjesht do që të ndryshojë kushtetutën që të ndalojë koalicionet parazgjedhore.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular