BallinaKronikeMuzikë edhe pas orarit të lejuar, e pësojnë administratorët e tre lokaleve...

Muzikë edhe pas orarit të lejuar, e pësojnë administratorët e tre lokaleve në Vlorë e Sarandë

Administratorët e tre lokaleve në Sarandë e Vlorë janë gjobitur me nga 1 milion lekë, pasi lejuan aktivitete me muzikë në ambientet e biznesit edhe pas orarit të lejuar.

Sipas Policisë, dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar.

Të gjobitur me nga një 1 milion lekë janë personat me inicialet G. L., K. N. dhe F. M..

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë, Sarandë

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular