BallinaKronikeEmrat/Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit, arrestohen babë e bir. Gjendet arma e krimit

Emrat/Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit, arrestohen babë e bir. Gjendet arma e krimit

Në kuadër të hetimeve për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur më 20 të këtij muaji, policia thotë se ka gjetur armën e krimit.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare bëhet me dije se janë arrestuar dy persona, Albert dhe Seit Manehasa, përkatësisht babai dhe i biri, teksa në servisin e tyre është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë vrarë 40 vjeçari.

Aksioni nga forcat “Shqiponja” është zhvilluar gjate dites se djeshme siç iu kemi bërë me dije, por policia dha detaje zyrtare pasditen e sotme.

Njoftimi: 

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen e shtetasit E. R., më datë 20 korrik 2020.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vijuar intensivisht punën për grumbullimin e informacioneve dhe provave ligjore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 40 vjeç.

Si rezultat i punës së pandërprerë  hetimore dhe profesionale të bërë nga specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat “Shqiponja” dhe Policinë e Peqinit, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular