BallinaKryesoreNga nesër bie çdo iluzion. Nga nesër ka vetëm përballje/Nga Kreshnik Çollaku

Nga nesër bie çdo iluzion. Nga nesër ka vetëm përballje/Nga Kreshnik Çollaku

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku deklaron se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës për të manipuluar zgjedhjet është asgjësim i çdo konsensusi politik e civil në vend.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Çollaku shprehet se nëse nesër në parlament kalojnë ndryshimet e njëanshme kushtetuese,vendi është pa asnjë iluzion në kushtet e 1991-it.

Dhe nisur nga kjo, Çollaku thekson se nga nesër Rilindja duhet të konsiderohet si PPSH në 1991-n, dhe modeli i përballjes duhet të jetë i njëjtë

“Nga nesër bie çdo Iluzion.

Nëse nesër në parlament kalojnë ndryshimet e njëanshme kushtetuese,vendi është pa asnjë iluzion në kushtet e 1991.

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës për të manipuluar zgjedhjet është asgjësim i çdo konsensusi politik e civil në vend.

Nga nesër Rilindja duhet të konsiderohet si PPSH në 1991,dhe modeli i përballjes duhet të jetë i njëjtë e me të gjitha gjasat dhe #Rrezultati…”, shprehet Kreshnik Çollaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular