BallinaKronikePanik në Fier, përfshihen nga zjarri automjetet në bodrumin e një pallati,...

Panik në Fier, përfshihen nga zjarri automjetet në bodrumin e një pallati, Policia dhe FNSH evakuojnë banorët

Një pallat në Fier është evakuar për shkak të një zjarri në bodrumin e itj. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe zjarri në një prej automjeteve në bodrum ka përfshirë edhe të tjerat të parkuara në bodrum.

FNSH dhe Polica kanë evuakuar menjëherë banorë teksa zjarrfikëset kanë punuar për fikjen e flakëve.

NJOFTIMI NGA POLICI

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 23:50, në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flaket edhe disa mjete të tjera.

Në vëndngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular