BallinaKryesoreZgjedhjet në universitete “pushtimi” i një kolone me rëndësi drejt pushtetit të...

Zgjedhjet në universitete “pushtimi” i një kolone me rëndësi drejt pushtetit të tipit Putin, Vuçic e Erdogan!

Nga Qemal Çejku

Zgjedhjet në universitete “pushtimi” i një kolone me rëndësi drejt pushtetit të tipit Putin, Vuçic e Erdogan!
Zgjedhjet e sotme në universitete përbëjnë një zaptim real të një kolone me shumë rëndësi në një demokraci. Sot “Rilindja” po merr peng universitetin me një votim që nuk ka asnje lidhje me sistemet demokratike, por me bindjen se duke rrezuar kolonat e demokracisë dhe duke i pasur ata nën kontroll, praktikisht vendi do të zhytet në nje sistem si Erdogani Putini apo Vucici. Shkojnë me mendësinë “hajde ta marrim dhe këtë se do forcojmë vijën e partisë kudo”.
Sot në universitete nuk duhej të bëheshin zgjedhje pasi ishin shumë faktorë objektiv e subjektiv që nuk na lejonte të kishim zgjedhje të mira por vetëm votime.
• Universitet nuk kishin rënë dakord për formulën e votimit midis studentëve dhe profesorëve.
• Studentët kerkonin më shumë se 10% e përfaqësimit në keta zgjedhje
• Për efekt të pandemisë ligji nuk lejonte grumbullime sot, në fakt sot pamjet ishin të rënda
• Politika ka depërtuar shumë thellë në këto zgjedhje, me listë në dorë politika në cdo fakultet
• Klima midis universiteteve dhe ministrisë është jo bashkëpunuese, mistria urdhëron akoma, ndërkohë sipas ligjit, universitetet janë përgjese për politika të tilla, ministria monitoron dhe konfirmon
• Zgjedhje në universitete pa pedagogë e studentë prodhojnë kapje dhe burokratë
• Rishikim dhe nderhyrje në ligjin “Për Arsimin e Lartë” me parë se të beheshin zgjedhjet.
• Nuk janë zgjidhur kerkesat e studentëve, ndaj nuk duhej sot kjo farsë me rrezik
Me votimet në universitete sot mbyllim fundin e një demokracie dhe behemi gati të “integrohemi” tek vende si Rusi, Turqi, Serbi dhe lideret e tyre. Këto votime sot janë thjesht imitim i votimeve monopartiake te 30 Qershorit 2019.
Jemi shteti i vetëm në botë pa asnjë kolonë demokracie, pa arsim pa kulturë dhe pa pasur asnjë mundësi ankese në sistemin e shkatërruar të dretësisë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular