BallinaKryesoreKreshnik Çollaku: Turp kombetar. Policia shqiptare ka ndaluar ish luftëtarin e UÇK-se...

Kreshnik Çollaku: Turp kombetar. Policia shqiptare ka ndaluar ish luftëtarin e UÇK-se Murtez Kastratin pas kerkeses se Serbise nepermjet Interpol

Kreshnik Collaku: Turp kombetar. Policia shqiptare ka ndaluar ish luftëtarin e UÇK-se Murtez Kastratin pas kerkeses se Serbise nepermjet Interpol.

Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.

Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.

Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.

Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar.
Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën.
Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.
Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit.
Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.
Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular