BallinaBotaBilanc tragjik viktimash nga shpërthimi në Bejrut, mbi 50 numri i të...

Bilanc tragjik viktimash nga shpërthimi në Bejrut, mbi 50 numri i të vrarëve. Mbi 2000 të plagosur

Të paktën 50 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe të paktë 2000 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut të martën. 500 prej tyre janë të shtruar në spital.

2020-08-04T155935Z_547374866_RC237I9ACVX6_RTRMADP_3_LEBANON-SECURITY-BLAST

Videot tregojnë një shpërthim të madh të ndjekur nga ulërima dhe tymi i madh që ngrihet mbi qytet.

“Pashë një zjarr dhe re tymi që lëshohen mbi Bejrut,” i tha një dëshmitar Reuters. “Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin, po gjakoseshin. Ballkonet u hodhën në erë. Xhamat në ndërtesat e larta u shpartalluan dhe ranë në rrugë. “

Sipas Reuters, të paktën 10 trupa janë dërguar në spitale pas shpërthimit.

Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA tha se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit, ku ka depo me eksplozivë. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.

Ministri i Shëndetësisë në Liban tha se ka një “numër shumë të lartë” të lëndimeve dhe dëme të mëdha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular