BallinaBotaVIDEO/Shpërthim i madh në Bejrut të Libanit, marrin flakë depot e portit

VIDEO/Shpërthim i madh në Bejrut të Libanit, marrin flakë depot e portit

Një shpërthim i madh ka ndodhur në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut.

Shpërthimi masiv i së martës ka tronditur një pjesë të Bejrutit, duke bërë që në ajër të ketë re të dendura të tymit, raportojnë mediat e huaja.

Raportimet fillestare thonë se shpërthimi ka ndodhur në depot e portit të Bejrutit.

https://www.facebook.com/watch/?v=706265836601504

Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur. “Forca e shpërthimit ishte e madhe”, thanë gazetarët e Al Jazeera, duke raportuar nga vendi i ngjarjes.

foto galeri

Reuters ka bërë lidhje të drejtpërdrejtë me vendin ku ndodhi shpërthimi. Gazetarët vendas thonë se aktualisht gjithcka është e paqartë dhe se në vendngjarje ka panik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular