BallinaAktualitet"Rama mori në qafë ekonominë dhe…“, Shefi i Kabinetit të Bashës: Do...

“Rama mori në qafë ekonominë dhe…“, Shefi i Kabinetit të Bashës: Do prezantojmë planin e detajuar për daljen nga kriza

Dorian Teliti, shefi i Kabinetit të kreut të PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama se ka marrë në qafë ekonominë dhe shqiptarëve.

Telini e ka quajtur si “qeveria e buxhetit të falimentuar”, ndërkohë që në emër të Opozitës së Bashkuar ai theksoi se shumë shpejt do të prezantohet plani i detajuar për daljen nga kriza. “Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar jemi te ndërgjegjshëm për gjendjen kritike ku ndodhet vendi dhe shume shpejt do prezantojmë planin e detajuar për daljen nga kriza dhe rigjallerimin e ekonomisë shqiptare.

Taksimi me i ulet ne rajon, eliminimi i dhjetera lejeve e licencave, lufta ndaj monopoleve dhe anullimi i PPP korruptive, politika buxhetore dhe jo vetem per sektoret prioritare, rritja e mbeshtetjes ndaj pensionisteve dhe shtresave ne nevoje, do te jene shtyllat kryesore te programit tone qeverises qe do te nise te implementohet qe diten e pare qe shqiptaret me vote te lire do te na besojne drejtimin e puneve te vendit.

Eshte koha per reflektim, eshte koha per te hequr dore nga borxhet per te shlyer borxhe, eshte koha por per t’u rimekembur permes planeve ekonomike te sigurta per shqiptaret”, thekson Teliti.

Mesazhi i plotë i Dorian Telitit

QEVERI E FALIMENTUAR QE KA ZHYTUR NE BORXHE SHQIPTARET.

Qeveria e buxhetit te falimentuar ka marre ne qafe edhe ekonomine e shqiptareve. Kudo nga shkojme shohim trishtim e varferi. Realitetin e hidhur qe po jetojmë nuk e mbulojnë dot as propaganda e as mashtrimet e kësaj qeverie.

Faktet janë tronditëse, ekonomia vazhdon te bjere ne pikiate, siç ri-konfirmohet edhe nga raporti i fundit i Bankës se Shqipërisë.

Tashme shqiptaret po marrin borxhe jo për te hapur një biznes te ri apo për te blere nje banese per familjen e tyre, por po zhyten akoma edhe me shume ne borxhe thjesht per te shlyer borxhet e vjetra. Konsumi po bie dita ditës, mijëra biznese kane mbyllur qepenat per te mos i hapur me, dhjetëra mijëra kane humbur e po humbasin vendet e punës edhe sot qe flasim.

Qeveria nuk e sheh ketë realitet, për te vendi ka vetëm disa oligarkë te super-pasuruar, ndërsa Shqipëria tjetër, ajo e vërteta, është zhytur ne skamje dhe shteti nuk kujdeset për ta, siç u pa edhe ne këto muaj pandemie, ku çdo shqiptar mori mbështetje direkte nga buxheti i shtetit vetëm 7 euro ne muaj/fryme.

Ne këto momente të vështira, te gjitha energjitë dhe resurset duhet te fokusohen ne hartimin dhe zbatimin e politikave pro-biznes dhe ne mbështetje te konsumit.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar jemi te ndërgjegjshëm për gjendjen kritike ku ndodhet vendi dhe shume shpejt do prezantojmë planin e detajuar për daljen nga kriza dhe rigjallerimin e ekonomisë shqiptare.

Taksimi me i ulet ne rajon, eliminimi i dhjetera lejeve e licencave, lufta ndaj monopoleve dhe anullimi i PPP korruptive, politika buxhetore dhe jo vetem per sektoret prioritare, rritja e mbeshtetjes ndaj pensionisteve dhe shtresave ne nevoje, do te jene shtyllat kryesore te programit tone qeverises qe do te nise te implementohet qe diten e pare qe shqiptaret me vote te lire do te na besojne drejtimin e puneve te vendit.

Eshte koha per reflektim, eshte koha per te hequr dore nga borxhet per te shlyer borxhe, eshte koha por per tu rimekembur permes planeve ekonomike te sigurta per shqiptaret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular