BallinaKronikeVrasja në Shkodër/ Mjeti i autorëve u dogj 1 km larg skenës...

Vrasja në Shkodër/ Mjeti i autorëve u dogj 1 km larg skenës së krimit, targat u vodhën në…

Mësohen detaje të reja pas vrasjes me plumb në kokë të Gjin Ndojit në Vaun e Dejës, person me precedent të theksuar kriminal, sic bëri me dije policia.

Janë mësuar detaje në lidhje me mjetin e djegur rreth 1 km larg vendit të krimit, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

Mjeti i gjetur është tip “Benz” me targa AA 346 LC.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto” të cilat rezultojnë të vjedhura më datë 20.06.2020, në rrugën Ishëm-Durrës në pronësi të shtetases A. K banuese në Durrës, e cila ka berë kallëzim për këto targa./ BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular