BallinaAktualitetBllokohen 10 mijë maska në Itali, dyshohet se vinin nga Shqipëria

Bllokohen 10 mijë maska në Itali, dyshohet se vinin nga Shqipëria

Policia italiane në Ankona ka sekuestruar sot një sasi të madhe maskash, që dyshohet se vinin nga Shqipëria.
Sipas mediave fqinje, policia ka sekuestruar dhjetë mijë maska ​​me filtra pëlhure në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave.

Pajisjet mbrojtëse nuk kishin asnjë indikacion të origjinës, paketimi ishte me shpjegim italisht, ndëkohë që në realitet ato thuhet se vinin nga Shqipëria. Pikërisht mashtrimi për origjinën u bë edhe shkak për hetime dhe konfiskimin e tyre.

Sipas hetuesve, paketimi mund të kishte mashtruar konsumatorin në lidhje me vendin e vërtetë të prodhimit të maskave. Per raste te tilla ligji italian parashikon gjobe nga 10 mijë ne 250 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular