BallinaKronikeDjali me të meta mendore mbyt nënën në banesë

Djali me të meta mendore mbyt nënën në banesë

Një vrasje brenda familjes ka ndodhur brenda familjes, në rrugën “Rrustem Statovci”, në Ferizaj, Kosovë.

Referuar raportimit të mediave fqinje mësohet se djali ka mbytur nënën e tij.

Rastin është konfirmuar edhe nga prokurori Veton Shabani, i cili ka thënë se: “Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”.

Shabani ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes është i dyshuar kryesor.

“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas informatave të para, ka të meta mendore. Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani.

Gjithashtu edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

“Policia është në vendin e ngjarjes, jemi duke e hetuar rastin, pasi të kryhen të gjitha hetimet do të dalim me një njoftim. Për momentin rasti është “hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.

Viktima është identifikuar me inicialet M.Ç., shtetase e Kosovës e moshës 83-vjeçare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular