BallinaAktualitetInfektohet me Covid-19 Drejtori i Policisë së Beratit bashkë me...

Infektohet me Covid-19 Drejtori i Policisë së Beratit bashkë me…

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Neritan Nallbati, është infektuar me Covid-19. Ai ka rezultuar pozitiv pas tamponit që ka bërë dy ditë më parë në Tiranë, ku edhe banon. Drejtuesi i lartë i Policisë së Beratit mësohet se është karantinuar në banesën e tij, së bashku me bashkëshorten, që ka rezultuar edhe ajo pozitive.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat bëjnë me dije se drejtori Neritan Nallbati është me leje dhe është larguar mbrëmjen e së mërkurës nga qyteti i Beratit drejt banesës së tij në Tiranë. Të njëjtat burime konfirmojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë infektimi, deri në momentin e fundit që ka qenë në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Por pavarësht kësaj, mes efektivëve të policisë Berat është rritur frika e infektimit të mundshëm. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, Nallbati e ka kryer tamponin në Tiranë dy ditë më parë dhe mendohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij. Gjendja shëndetësore e Nallbatit dhe gruas së tij është e mirë dhe pa komplikacione.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular